Sunday, March 15, 2020

Si te perzgjedhim nje ndermjetes imobiliar

Cdo kush kerkon sa me shume per pronen e tij ndaj dhe shpesh duan ta shesin vete, pa ndermjetes duke besuar se kane ne dore maksimumin. E verteta eshte qe kjo situate sjell dhjetra telefonata pa "bereqet" dhe shume "bleres pa leke ne xhep" dhe kthehet shpejt ne stres.
Te paket jane ato qe ja dalin mbane vete dhe nuk pendohen per cmimin e shitjes.
Nese mendoni te shisni pronen dhe ju duhet nje keshille ne ju rekomandojme ta kontrolloni vete situaten por nepermjete nje ndermjetesi profesionist. Ju shmangni bezdisjen e telefonatave dhe filtroni bleresit potencial.
Ja sekreti.
Jeni ju qe zgjidhni ndermjetesin dhe orientoni marreveshjen.
* Mund te keni nje marreveshje te shkruar dhe ska pse te jete ekskluzive.
* Perzgjidhni ndermjetesin e duhur dhe ska pse te merreni me te tjere.
Si perzgjidhet ndermjetesi?
Nisur nga interneti dhe marketingu i pergjithshem ju mund te orientoheni drejt atyre qe duken me te besueshem.
Nje ndermjetes profesionist reklamon kudo por pak prona. Teksti pershkrimit tyre eshte me i plote dhe i vertete.
Zgjidhni njerin prej tyre per nje prone ku ju e njihni zonen, bejini pyetje sikur te jeni bleres dhe vlersoni vertetesine e fjaleve te tij.
Vlersojeni ndermjetesin per sinqeritetin qe do tju tregoje lidhur me vjetersine dhe eksperiencen e tij ne kete biznes, vrojtoni postimet dhe profilet e tij ne rrjete sociale dhe pastaj thirreni ne pronen tuaj per te kerkuar mendimin e tij pa i treguar per pritshmerine tuaj. Vlersimi i tij duhet te jete sa me afer vleres tuaj.
Pyeteni cfar plani marketingu merr persiper per reklamimin e prones suaj dhe ku do bazohen pritshmerite e tij.
Kjo bisede duhet te jete subjekti marreveshjes mes jush dhe plani i tij objekt monitorimi nga ana juaj. Nese ndermjetesi nuk respekton qe ne fillim afatet ne planin e marketingut ju jeni te lire te beni nje tjeter perzgjedhje dhe te procedoni me nje tjeter ndermjetes. Nuk do te lodheni shume sepse tregu ka vertete ndermjetes shume te mire

Ne postimin e rradhes do tju informojme mbi ndryshimet mes nje ndermhetesi imobiliar dhe nje agjenti

No comments:

Post a Comment